Sport

“Më hoqën krenarinë”, shprehet i fyer Vahid Halilhodzic, për shkarkimin e tij nga kombëtarja marokene para Botërorit…

Trajneri franko-boshnjak, mendon se e kanë larguar padrejtësisht nga posti i trajnerit të Marokut.

24 Dhjetor 2022, 20:28 Nga DOSJA
“Më hoqën krenarinë”, shprehet i fyer Vahid

MAROK - “Më hoqën krenarinë. Këtë nuk mund ta harroj dhe as t'ia fal. Sepse duhet të ishte edhe lamtumira ime në karrierën e trajnerit,” - shprehet i fyer trajneri Vahid Halilhodzic. 

Këtë verë, tekniku u shkarkua nga posti i trajnerit të Marokut, pas tre vitesh në krye të skuadrës. Arsyeja: një mosmarrëveshje me Hakim Ziyech, të cilin e kishte përjashtuar nga ekipi për “probleme disiplinore”. 

Federata Mbretërore e Futbollit Maroken (FRMF) foli më pas për një ndarje "miqësore",  duke u justifikuar për "divergjencë në këndvështrimeve në lidhje me përgatitjen e “Luanët e Atlasit".

Në Kupën e Botës 2022, Maroku ishte skuadra e parë afrikane në histori që arriti në gjysmëfinale të kompeticionit. Ajo mundi dukshëm Spanjën në raundin e 16-të (0-0, 3-0 me penallti) dhe Portugalinë (1-0) në çerekfinale, përpara se të eliminohej nga Franca në gjysmëfinale (0-2).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll