Sport

Fabio Capello: “Messi ishte në nivelin e Maradonës edhe para Kupës së Botës”

“Pelé, Messi dhe Maradona kanë bërë gjëra që të tjerët as që mund t'i imagjinonin”,- ka thenë trajneri i njohur në një deklaratë për Corriere della Sera.

24 Dhjetor 2022, 20:08 Nga DOSJA
Fabio Capello: “Messi ishte në nivelin e Maradonës edhe para

ITALI - I njohuri Fabio Capello kundërshton ata që argumentojnë se Lionel Messi është në nivelin e Diego Armando Maradona vetëm pasi fitoi Kupën e Botës. Trajneri italian argumenton se golashënuesi argjentinas ishte tashmë në të njëjtin nivel me bashkëkombasin e tij edhe përpara këtij kompeticioni.

“Për mua, Messi ishte në nivelin e Maradonës edhe para Kupës së Botës. Pelé, Messi dhe Maradona kanë bërë gjëra që të tjerët as që mund t'i imagjinonin”,- tha trajneri në një deklaratë për Corriere della Sera.

Emri i Carlo Ancelottit është sugjeruar si një mundësi për të pasuar Tite në krye të kombëtares së Brazilit? “Mendoj se do të ishte e pabesueshme, por nuk besoj se do të ndodhë”.

Për gjestin e argjentinasit Dibu Martinez, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve? “Ishte një budallallëk,”- është shprehur trajneri i njohur Fabio Capello.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll