Sport

Ishte vetëm 22 vjeç, Adel Santana Mendy, qëllohet për vdekje në Marsejë!

Klubi Aubagne FC ka komunikuar për vdekjen e futbollistit të saj. Nuk dihen shkaqet dhe agresorët

24 Dhjetor 2022, 17:48 Nga DOSJA
Ishte vetëm 22 vjeç, Adel Santana Mendy, qëllohet për

FRANCE - Aubagne FC ka bërë një deklaratë në llogarinë e saj në Twitter, në të cilën ka raportuar vdekjen e Adel Santana Mendy. Futbollisti i ri, i cili ishte vetëm 22 vjeç, është qëlluar për vdekje në lagjen 14 të Marsejës, siç mësohet nga media franceze ‘BFMTV’.

“BFM Marseille” ka raportuar se i riu është goditur dy herë dhe përkundër ndihmës mjekësore, shërbimet e urgjencës nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për ta ringjallur. Në vendin ku kanë ndodhur ngjarja, janë gjetur 27 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Nuk dihen shkaqet dhe agresorët.

Klubi i kushtoi disa fjalë lojtarit pasi mësoi për vdekjen e tij: “Me pikëllim të madh AFC mësoi për vdekjen tragjike të Adel Santana Mendy. Ai do të lërë një boshllëk të madh dhe do të mbetet përgjithmonë njëri prej nesh”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll