Sport

VIDEOKLIPI që do të emocionojë 47 milionë argjentinas, para festës së Krishtlindjeve: "Faleminderit Papa Lionel!"

Federata Argjentinase e Futbollit ka publikuar në rrjetet e saj sociale një spot kushtuar kupës së Botës, me të cilin AFA i uron Krishtlindjet të gjithë argjentinasve

24 Dhjetor 2022, 18:11 Nga DOSJA

VIDEOKLIPI që do të emocionojë 47 milionë argjentinas, para

ARGJENTINE - Do të jetë një Krishtlindje shumë futbollistike në Argjentinë. Kupa e Botës do të kryesojë çdo festë dhe Leo Messi do të jetë në çdo tryezë, në çdo bisedë. Në rast se dikush e kishte harruar, Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) është ngarkuar ta kujtojë me një video emocionuese në prag të ardhjes së babagjyshit. 

Në reklamë mund të shihni një fëmijë që shikon i emocionuar për dhuratën që i kanë lënë. Ai e hap atë dhe është Kupa e Botës. Por nuk është Santa Claus ai që e ka lënë atë, por Papa Lionel.

Një gjetje që AFA-ja e ka përdorur para ndeshjes kundër Holandës, në një video të bukur ku i referohej Maradonës dhe ëndrra që kishin të gjithë argjentinasit. Një ëndërr e realizuar të dielën e kaluar kundër Francës. A donin të fitonin të tretën? Këtu janë ata...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll