Sport

Tifozët e Unitedit kanë një këngë të re për Ronaldon: S'më intereson Ronnie!

37-vjeçari është aktualisht lojtar i lirë, pasi iu ndërpre kontrata me "Djajtë e kuq" të Premier League.

23 Dhjetor 2022, 22:09 Nga k.m.
Tifozët e Unitedit kanë një këngë të re për
Cristiano Ronaldo

BRITANI E MADHE- Një këngë e re për Cristiano Ronaldon është dëgjuar në tribunat e Old Traffordit në ndeshjen e Carabao Cup ndërmjet Manchester United dhe Burnleyt.

37-vjeçari është aktualisht lojtar i lirë, pasi iu ndërpre kontrata me "Djajtë e kuq" të Premier League. Gjatë ndeshjes kundër Burnley-t janë dëgjuar tifozët duke kënduar: Nuk më intereson për Ronnien. Ronnie-t nuk i interesoj unë. Gjithçka që i intereson është MUFC.

Prishja e raporteve me trajnerin Erik ten Hag dhe intervista shpërthyese me Piers Morgan, ku adresoi një sërë kritikash në adresë të klubit, bëri që CR7 t’i ndante rrugët me Djajtë e Kuq. Tani po përflitet që të pranojë një ofertë prej 200 milionë eurosh nga klubi arab, Al Nassr.

cristiano ronaldo

Sondazh

Poll