Sport

Ja lojtarët argjentinas që kanë rritur vlerën e tyre në Botërorin e Katarit...

Thuajse të gjithë futbollistët e kombëtares ‘Albiceleste’ kanë pësuar rivlerësime të konsiderueshme

23 Dhjetor 2022, 21:17 Nga DOSJA

Ja lojtarët argjentinas që kanë rritur vlerën e tyre në

KATAR - Triumfi i Argjentinës në Botërorin e Katarit u bë i mundur falë paraqitjeve të shkëlqyera të shumë lojtarëve në skuadër. Kjo ka bërë që niveli i shumë prej tyre është rritur në treg, siç theksohet nga portali i specializuar i transfertave ‘Transfermarkt’.

Enzo Fernández, rritja më e madhe

Mesfushori i Benficas e nisi Botërorin me një vlerë tregu prej 35 milionë eurosh dhe pa startuar në njëmbëdhjetëshen e Scalonit. Në fakt, pas disfatës kundër Arabisë Saudite në ditën e parë, trajneri filloi t'i jepte më shumë rëndësi ish-lojtarit të Riverit, duke qenë një lojtar kyç në pjesën tjetër të turneut dhe duke luajtur në një finale spektakolare. Për këtë arsye, ai është lojtari me rivlerësimin më të madh, duke shkuar nga 35 në 55 milionë euro.

Julián Álvarez, ‘merimanga’ që kafshon

Një tjetër ish lojtar i Riverit ka qenë përfituesi i madh në Kupën e Botës në Katar. Ai shënoi katër gola në turne, duke qenë një nga golashënuesit më të mire, pavarësisht se nuk e filloi Kupën e Botës si titullar. Në fakt, pas paraqitjes së parregullt të Lautaros, sulmuesi i Manchester Cityt pati mundësinë dhe përfundoi titullar duke bindur rënë Scalonin. Vlera e tij është rritur në 50 milionë euro.

Rritje të tjera në vlerë…

Janë pesë lojtarë të tjerë të kombëtares ‘albiceleste’ që kanë parë rritjen e vlerës së tyre në treg pas Kupës së Botës. Alexis Mac Allister ka kaluar nga 32 në 40 milionë, sidomos pas finales së madhe që luajti në Katar. Cuti Romero, pavarësisht premierës së keqe, ka arritur një vlerë prej 60 milionë euro.

Rodrigo de Paul dhe Nahuel Molina gjithashtu kanë rritur vlerën e tyre. I pari ka arritur në 40 milionë euro, ndërsa i dyti ka arritur në 22 milionë. Nga ana e tij, Dibu Martínez, një hero i madh në ndeshjen kundër Francës, tani kushton 28 milionë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll