Sport

FOTO/ Tjetër sukses i Federatës Shqiptare të Skive vjen nga Dolomitet e Italisë...

U mbyllën me sukses garat e Kampionatit Kombëtar të Skive, të zhvilluara për vitin e dytë rradhazi në Kronplatz midis datave 20-21 dhjetor.

23 Dhjetor 2022, 21:05 Nga DOSJA

FOTO/ Tjetër sukses i Federatës Shqiptare të Skive vjen nga

ITALI – Një sukses i jashtëzakonshëm me një pjesëmarrje me mbi 230 sportiste femra dhe meshkuj nga 40 shtete të botës. Garat ishin aq ndërkombëtare këtë vit sa edhe sportiestët fitues ishin të shpërndarë dhe nuk mbetën në Itali, si shteti me më shumë pjesëmarrës.

FOTO/ Tjetër sukses i Federatës Shqiptare të Skive vjen nga

Në ditën e parë në disiplinën e sllallomit gjigand dominoi italiania Bertani, por e natyralizuar si bullgare, ndërsa te meshkuj norvegjezi Wahlqvist. Luisa Bertani është edhe fituesja e vitit të kaluar, duke treguar edhe njëherë që është një favorite absolute në GS në pistën e saj të preferuar në Kronplatz.

FOTO/ Tjetër sukses i Federatës Shqiptare të Skive vjen nga

Dita e dytë e garave në disiplinën e sllallomit ishte një tjetër sukses. Gara e femrave u dominua nga skiatoria amerikane Nina O’Breien, e cila është një skiatore e Kupës së botës, duke treguar kështu edhe nivelin mjaft të lartë të konkurentëve. Ndërsa për meshkuj podiumi u dominua nga italiani Tommaso Saccardi dhe në vend të dytë skiatori spanjol Garay.

FOTO/ Tjetër sukses i Federatës Shqiptare të Skive vjen nga

U mbyll kështu një tjetër kampionat në mes të Dolomiteve. Një sukses i jashtëzakonshëm, i cili u theksua nga skiatorja amerikane dhe nga stafi amerikan, si për cilësinë e garave, ashtu edhe për çmimet ku të gjithë fituesit do të vizitojnë Jugun e Shqipërisë për të bërë kështu edhe një promovim të Shqipërisë. Garat ishin të një niveli të Kupës së Europës, por me pjesëmarrje me skiatore edhe nga Kupa e Botës. Kombëtarja shqiptare u përfaqësua nga 6 skiatorë: 3 femra dhe 3 meshkuj. Lara Colturi, Ester Bako, Chiara Di Camillo, si dhe meshkujt Kevin Qerimi, Denni Xhepa dhe Vasil Veriga.

FOTO/ Tjetër sukses i Federatës Shqiptare të Skive vjen nga

Forma e skitores të talentuar Lara Colturi nuk ishte shumë e mire, e kushtëzuar nga një temperature, duke bërë që të mos ishte një pretendente. Shqipëria nëpërmjet këtyre garave është futur në cirkuitin më elitar të garave të FIS.

FOTO/ Tjetër sukses i Federatës Shqiptare të Skive vjen nga

FOTO/ Tjetër sukses i Federatës Shqiptare të Skive vjen nga

FOTO/ Tjetër sukses i Federatës Shqiptare të Skive vjen nga

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll