Sport

Messi është dribluesi më i mirë në Europë këtë sezon

25 Shkurt 2019, 13:47 Nga DOSJA
Messi është dribluesi më i mirë në Europë

Nëse ka të bëjë me shënimin e golave, asistimin apo driblimin e lojtarëve, a ka ndonjë gjë në planet që Messi nuk është më i miri? Tani e dimë zyrtarisht se Messi është dribluesi më i mirë në Europë.

Në gjithë karrierën e tij, Emile Heskey ka shënuar 164 gola. Të shtunën e kaluar, Messi shënoi tregolëshin ë tij të 50 në karrierë në fitoren 4-2 me Sevillan, që do të thotë se ka shënuar 150 gola vetëm në 50 ndeshje.

5 herë fituesi i Topit të Artë është përsëri golashënuesi më i mirë në Spanjë duke qenë pretendenti kryesor për titullin ‘Pichichi’, titull që e ka fituar 5 herë më parë.

Messi ka shënuar 25 herë deri më tani këtë sezon, i ndjekur nga shoku u ekipit Suarez me 16, po si zakonisht nuk është vetëm shënimi i golave ajo që ai di të bëjë më mirë.

Ai gjithashtu ushëheq si golashënuesi më i mirë në Europë, gjithashtu është dribluesi më i mirë më 4.5 driblime për ndeshje.

Kjo tregon se nëse je një mbrojtës kundër Barcelonës do kesh shumë problem për të përballuar sulmin ku është dhe Ousmane Dembele i cili është gjithashtu në 5 dribluesit më të mire të këtij sezoni.

B.N/dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona golashenues lionel messi ousmane dembele barcelona golashenues lionel messi ousmane dembele

Sondazh

Poll

Sport 25 Shkurt 2019, 08:47

Jose Mourinho: Hazard do shkëlqente në Madrid

Trajneri portugez, Jose Mourinho, beson se ylli i Chelsea-t është i ka të gjitha aftësitë për të luajtur me gjidandët e Spanjës.Belgu Eden Hazard ka talentin dh...