Sport

Ylli i Real Madrid para ‘El Clasico-s’: “Messi nuk më tremb”

25 Shkurt 2019, 13:21 Nga DOSJA
Ylli i Real Madrid para ‘El Clasico-s’: “Messi nuk më

Vinisius Jr mezi po e pret ndeshjen e të mërkurës kundër Barcëlonës.

Ndeshja zhvillohet në Santiago Bernabeu e cila do jetë e vlefshme për ndeshjen e dyte gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, ku e para u nda në barazim 1-1 në Camp Nou.

Braziliani është i emocionuar për ndeshjen që e pret po shprehet se nuk I frikësohet pranisë së Lionel Messi-t.

Kam shumë dëshirë për të luajtur në “El Classico”, si të gjithë lojtarët. Më pëlqen shumë një përballje si kjo. Ne duhet të luajmë si në “Camp Nou”, mund ta fitojmë ndeshjen, por kemi nevojë për tifozët tanë. Ata duhet të na ndihmojnë.

 Ne jemi të gatshëm për çdo gjë. Ai është një lojtar i pabesueshëm, që bën gjëra të mahnitshme, si asnjë tjetër. Ne jemi në kërkim të lojës sonë, nuk kemi frikë nga Messi. Pavarësisht se është një lojtar i madh, ne kemi më të mirët e botës në skuadër.

Ai gjithashtu foli për lojën e tij, ku shton se ka nevojë të shënojë më shumë por gjëja më e rëndësishmë është fitorja.

Ka gjithmonë diçka që të mungon në një moment, edhe golat. Kam shënuar pak, por jam duke bërë mirë. Gjëja më e rëndësishme është të fitoj.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport el clasico lionel messi real madrid barcelona vinicius jr el clasico lionel messi real madrid barcelona vinicius jr

Sondazh

Poll

Sport 25 Shkurt 2019, 08:47

Jose Mourinho: Hazard do shkëlqente në Madrid

Trajneri portugez, Jose Mourinho, beson se ylli i Chelsea-t është i ka të gjitha aftësitë për të luajtur me gjidandët e Spanjës.Belgu Eden Hazard ka talentin dh...