Politike

Primaret në Berat/ Meta shpreh mbështetjen për Ismailin: Profesionalizmi dhe qytetaria e tij janë garanci

Meta shkruan se profesionalizmi, humanizmi dhe qytetaria e tij janë garanci e padiskutueshme për një bashki në shërbim të qytetarëve.

23 Dhjetor 2022, 18:21 Nga A.B
Primaret në Berat/ Meta shpreh mbështetjen për Ismailin:
Ilir Meta

BERAT- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen ndaj Zija Ismailit, si kandidat për Bashkinë e Beratit për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ismaili doli fitues në primaret e zhvilluara në PD për bashkinë e Beratit, ku siguroi 527 vota duke lënë prapa Sazan Gurin me 32 vota.

Meta shkruan në Facebook se profesionalizmi, humanizmi dhe qytetaria e tij janë garanci e padiskutueshme për një bashki në shërbim të qytetarëve.

Postimi i Ilir Metës:

Kënaqësi që sot të shprehja mbështetjen time më të fortë për Dr.Zija Ismailin si Kryebashkiaku i ardhshëm i Beratit. Profesionalizmi, humanizmi dhe qytetaria e tij janë garanci e padiskutueshme për një Bashki në shërbim të qytetarëve. Falenderoj drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e tyre të bashkëpunimit dhe besimit në fitore. Berati meriton Ndryshimin dhe ai po vjen!

ilir meta zija ismaili

Sondazh

Poll