Sport

Francezi Matuidi njofton tërheqjen e tij nga futbolli, ‘var këpucët në gozhdë’...

Ishi i Juventusit dhe PSG-së, tashmë në radhët e Inter Miami në SHBA, i jep lamtumirën futbollit

23 Dhjetor 2022, 18:10 Nga DOSJA

Francezi Matuidi njofton tërheqjen e tij nga futbolli, ‘var

SHBA - Blaise Matuidi (1987), një nga shtyllat e kampionëve të Francës në “Rusi 2018”, i ka dhënë fund karrierës së tij sportive, duke 'varur këpucët në gozhdë'. Mesfushori i Inter Miami, skuadër në pronësi të David Beckham, ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur.

"Futboll, të kam dashur shumë. Futboll, më ke dhënë shumë, por ka ardhur koha të ndalet. Kam përmbushur ëndrrat e mia si fëmijë, ëndrrat e mia si burrë. Kam një "lëmsh në fyt", por po e kthej faqen me krenari. Faleminderit”,- ka shkruar ai në rrjetet e tij sociale.

Matuidi ka luajtur pothuajse 700 ndeshje (699), ku ka shënuar 50 gola dhe 44 asistime në karrierën e tij në nivel klubi. Troyes (2004-07), Saint-Étienne (2007-11), Paris Saint-Germain (2011-17), Juventus (2017-20) dhe Inter Miami (2020-21) kanë qenë pesë skuadrat që kanë shënuar karrierën e tij. Matuidi ka shtuar gjithashtu edhe 84 ndeshje (9 gola) që kur bëri debutimin e tij me Francën në vitin 2010.

Francezi Matuidi njofton tërheqjen e tij nga futbolli, ‘var

Karriera e tij përfshin 16 tituj me PSG -në (4 Liga, 3 Kupa, 4 Kupa të Ligës dhe 5 Superkupa Franceze) dhe pesë me Juventusin (3 Seria A, 1 Kupë dhe një Superkupë italiane). Gjithsesi bie në sy fitorja e Botërorit e arritur me Francën 2018. Matuidi, i cili humbi çerekfinalet për shkak të kartonëve të verdhë, luajti pesë ndeshje, katër si titullar, përfshirë finalen kundër Kroacisë (4-2).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll