Sport

56 ditë, pasi u plagos me thikë në një qendër tregtare, Pablo Marí rikthehet në fushë...

Ai luajti disa minuta në një miqësore të Monzas, duke treguar se është rikuperuar plotësisht nga sulmi

23 Dhjetor 2022, 12:07 Nga DOSJA

56 ditë, pasi u plagos me thikë në një qendër tregtare,

ITALI - Kur Pablo Marí hyri në fushë, pas minutës së 78-të të lojës, shokët e skuadrës i vendosën shiritin e kapitenit. Kështu e kanë pritur qendërmbrojtësin spanjol, i cili po rikthehej në fushë, pasi u sulmua me thikë në një qendër tregtare, teksa ishte me familjen e tij. Pablo u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një operacioni për plagët e shkaktuara nga agresori.

Qendërmbrojtësi spanjol tashmë është gati për të luajtur, pas 56 ditësh nga sulmi fatal, i cili i kushtoi jetën një personi. Futbollisti u sulmua nga një italian 46-vjeçar me probleme mendore, i cili goditi me thikë pesë persona të tjerë, njëri prej të cilëve, punonjës i supermarketit Carrefour, ndërroi jetë teksa po dërgohej në spital.

56 ditë, pasi u plagos me thikë në një qendër tregtare,

I gjithë klubi ka qenë shumë i vetëdijshëm për situatën e Pablos në çdo kohë. Përveç pasojave fizike, të cilat i ka kapërcyer, goditja psikologjike ishte e rëndë dhe pak nga pak ai duhet të kthehet në normalitet. Adriano Galliani ka qenë një nga ata që ka qenë më i vetëdijshëm për lojtarin spanjol në çdo kohë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll