Sport

Lionel Messi zgjidhet sportisti më i mirë argjentinas, merr çmimin 'Olimpia de Oro' për herë të tretë…

Edhe lojtari i Benficas, mesfushori Enzo Fernández, u nominua për të qenë futbollisti i vitit, çmim i marrë nga ‘Pleshti’.

23 Dhjetor 2022, 14:23 Nga DOSJA
Lionel Messi zgjidhet sportisti më i mirë argjentinas, merr

ARGJENTINE - Lionel Messi u zgjodh këtë të enjte, sportisti më i mirë i vitit 2022 në Argjentinë. Është hera e tretë, që ylli i futbollit argjentinas, merr çmimin 'Olimpia de Oro', i dhënë nga gazetarëve sportivë në atë vend.

Pas fitimit të Kupës së Botës 2022 të dielën e kaluar, Lionel Messit iu dha ky çmim për herë të tretë, duke përsëritur sukseset e viteve 2011 dhe 2021. Edhe lojtari i Benficas, mesfushori Enzo Fernández, u nominua për të qenë futbollisti i vitit, çmim i marrë nga ‘Pleshti’.

Lojtari i PSG-së ia shton këtë trofe atij të “Lojtarit më të mirë” në Botërorin 2022, pasi ka kontribuar vendimtar që Argjentina të fitojë titullin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll