Sport

Didier Deschamp dështoi në finale, por do të marrë një propozim për të rinovuar

Sipas gazetës L'Équipe, Federata Franceze dëshiron që Deschamps të rinovojë kontratën edhe për dy vite të tjera, pra deri në përfundim të Euro 2024

23 Dhjetor 2022, 14:00 Nga DOSJA
Didier Deschamp dështoi në finale, por do të marrë një

FRANCE - Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, njoftoi këtë të enjte se do të takohet me Didier Deschamps javën e ardhshme për të diskutuar zgjatjen e kontratës me ‘Blutë’. Trajnerit francez i skadon kontrata në fund të vitit.

Deschamps i ka letrat në dorë për një rinovim të mundshëm të kontratës. “I thashë se meqë ishim të pranishëm në katër Botërorët e fundit, vendimi për të rinovuar do të ishte i tij”,- ka treguar Noel Le Graet për gazetën ‘Ouest-France’.

Sipas gazetës L'Équipe, Federata Franceze dëshiron që Deschamps të rinovojë kontratën edhe për dy vite të tjera, pra deri në përfundim të Euro 2024, me trajnerin të gatshëm për të zgjatur sërish kontratën deri në vitin 2026, viti i Botërorit të ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll