Sport

VIDEO/ Goli ndaj Serbisë, më i bukuri i Botërorit! Braziliani Richarlison 'mposht' Enzo Fernández...

Kujtojmë, se në një votim plot rivalitet, ka qenë edhe goli i shënuar në fitoren e ‘albicelestes’ ndaj Meksikës (2-0), në raundin e dytë të grupit C

23 Dhjetor 2022, 13:40 Nga DOSJA

VIDEO/ Goli ndaj Serbisë, më i bukuri i Botërorit! Braziliani

ZVICER - FIFA, këtë të premte, përzgjodhi edhe golin më të bukur të Botërorit të “Katar 2022”. Goli i brazilianit Richarlison me kthesë, në ndeshjen ndaj Serbisë (2-0) në ndeshjen e parë të grupit G, u zgjodh nga publiku si më i bukuri gjatë 64 ndeshjeve të Kupës së Botës në Katar.

Kujtojmë se në votim plot rivalitet ka qenë edhe goli i shënuar në fitoren e ‘albicelestes’ ndaj Meksikës (2-0), në raundin e dytë të grupit C, nga mesfushori argjentinas Enzo Fernández.

Edhe Al-Dawsari ( Arabia Saudite), Gakpo (Holandë), Luis Chávez (Meksikë), Mbappé (Francë), Seung-Ho (Kore e Jugut), Neymar (Brazil) dhe Vincent Aboubakar (Kamerun), ishin lojtarët e tjerë, golat e të cilëve janë votuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll