Sport

Pas përjashtimit, portieri Andre Onana i jep lamtumirën kombëtares së Kamerunit…

Pas largimit të tij në Katar, portieri i zikaltërve thotë mjaft në një mesazh të postuar në rrjetet sociale: “Kameruni shkon përtej njerëzve”

23 Dhjetor 2022, 11:45 Nga DOSJA

Pas përjashtimit, portieri Andre Onana i jep lamtumirën

KAMERUN - Fillimisht ndarja me trajnerin Song pak orë pas ndeshjes me Serbinë, më pas lamtumira traumatike në mes të Botërorit, për të ardhur te fundi i aventurës së André Onana me kombëtaren e Kamerunit. 

Portieri i Interit e bëri këtë me një mesazh të gjatë të postuar në Twitter: “Gjithçka filloi në Ngol Nkok, një fshat i vogël ku familja ime që në moshë të re më përcolli vlerat që identifikojnë popullin kamerunas”.

"E kuptova që dashuria për këtë vend është e përjetshme dhe ky angazhim është i panegociueshëm, - shkruan Onana në postim. - Mbaj mend se si i ndiqnim ndeshjet në familje. Vetëm kamerunasit mund ta kuptojnë se çfarë do të thotë për ne të shohim ‘Luanët e Pamposhtur’. Pikërisht atëherë fillova të ëndërroja që një ditë të vishja fanelën e kombëtares. Dhe tani, pas orëve të pafundme stërvitje, udhëtime të gjata dhe shumë këmbënguljeve, mund të them me krenari se ëndrra ime e madhe është realizuar."

Pas përjashtimit, portieri Andre Onana i jep lamtumirën

"Fatkeqësisht, megjithatë, çdo histori, sado e bukur, ka një fund. Dhe e imja me kombëtaren e Kamerunit ka marrë fund. Lojtarët vijnë e shkojnë, por Kameruni shkon përtej njerëzve. Kameruni mbetet i përjetshëm dhe po ashtu edhe dashuria ime për kombëtaren, ekipin dhe për njerëzit tanë që na kanë mbështetur gjithmonë pa marrë parasysh se sa i vështirë ka qenë momenti. Zemra ime mbetet kamerunase dhe kudo që të shkoj do të mbaj flamurin e Kamerunit të valëvitur. Unë do të vazhdoj të jem një tifoz si mbi 27 milionë kamerunasit që ata bëjnë në çdo ndeshje. Faleminderit të gjithëve që besuan në mua. Kombi është i pari dhe përgjithmonë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll