Aktualitet

Shembjet tek 'Petro Nini Luarasi', banorja: Gjithë bota feston, ne jemi këtu me polici

Një nga banorët tha se pallati është tjetërsuar, pasi ka qenë pallati 7 në rrugën Ymer Kurti, ndërsa tani është me numrin 15 në rrugën margarita Tutulani.

23 Dhjetor 2022, 11:51 Nga F.M
Shembjet tek 'Petro Nini Luarasi', banorja: Gjithë bota feston,
Banorët

TIRANË- Banorët e pallatit që do të prishet në rrugën "Margarita Tutulani" kanë kundërshtuar vendimin e Bashkisë Tiranë. Në një prononcim për mediat, banorët u dëgjuan të thonë se çështjen e kanë dërguar në gjyq dhe e kanë fituar. Një nga banorët tha se pallati është tjetërsuar, pasi ka qenë pallati 7 në rrugën Ymer Kurti, ndërsa tani është me numrin 15 në rrugën margarita Tutulani.

Pjesë nga prononcimi i banorëve:

Ne kemi në gjyq dhe e kemi fituar çështjen. Ky pallat nuk është për shembje nga tërmeti, ky e mban dhe një kat jtetër sipër. Unë kam që në vitin 1980 që jetoj këtu. Kam hyrë me autorizim shteti, kemi vijuar gjyqet në Shqipëri. Na thonë që do të shembet dhe do ta marrë pronari, pronarët nuk kanë ardhur kurrë. Pallati jonë është tjetërsuar, kemi qenë pallati 7 në rrugën Ymer Kurti, jemi bërë rruga Margarita Tutulani, pallati 15. Gjithë bota feston, ne jemi këtu me polici.

rruga “margarita tutulani”

Sondazh

Poll