Aktualitet

Tiranë/ Shkatërrohet busti i 'Mit'hat Frashërit' te Liqeni Arificial, nuk dihen autorët

Nuk dihen ende personat të cilët kanë sulumuar dhe shkatërruar bustin, ndërsa pritet që emrat e tyre të zbardhen pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë në zonën përreth.

23 Dhjetor 2022, 11:37 Nga a.l
Tiranë/ Shkatërrohet busti i 'Mit'hat Frashërit'
Busti i Mit'hat Frashërit

TIRANË- Disa persona të paidentifikuar kanë shkatërruar bustin e Mit’hat Frashërit e cila është e vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë. Mësohet se inicidenti ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës. Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme koka e bustit është thyer dhe ka rënë në tokë.

Poashtu është thyer edhe pllaka e mermerit që rrethonte bustin. Nuk dihen ende personat të cilët kanë sulumuar dhe shkatërruar bustin, ndërsa pritet që emrat e tyre të zbardhen pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë në zonën përreth. Busti i Mit’hat Frashërit është vepër e skulptorit Agim Rada, e cila u vendos në Tiranë në tetor të vitit 2018. Busti i Mithat Frashërit u vendos krah vëllezërve Frashëri tek Kodrat e Liqenit, në një ceremoni të veçantë më 12 tetor të atij viti./Dosja.al

busti i mit\\\\\\\\\\\\\\\'hat farshërit

Sondazh

Poll