Aktualitet

Shpërndante kokainë pranë një shkolle të mesme, arrestohet 54-vjeçarja në Mamurras

Gjatë kontrollit, asaj iu gjetën 10 doza me kokainë të gatshme për shitje

23 Dhjetor 2022, 10:55 Nga I.A
Shpërndante kokainë pranë një shkolle të mesme,
Foto ilustruese

LEZHË- Një 54-vjeçare është arrestuar në Mamurras për shpërndarje të lëndëve narkotike. Mësohet se gruaja lëvizte me makinë pranë një shkolle të mesme, në momentin që policia e ndaloi për kontroll. Gjatë kontrollit, asaj iu gjetën 10 doza me kokainë të gatshme për shitje. Në pranga të policisë ka përfunduar Marjana Gjini. 

Njoftimi i Policisë:

Lezhë / Evidentohet dhe goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza. Lëvizte në afërsi të një shkolle të mesme, në Mamurras, me një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 54-vjeçarja. Sekuestrohen dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë konstatuar dhe kanë goditur një rast tjetër të shpërndarjes së drogave të forta, në doza.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasja M. Gj., 54 vjeçe, banuese në Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 54-vjeçarja u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të një shkolle të mesme, në Mamurras, teksa po lëvizte me një automjet, ku pas kontrollit të ushtruar, iu gjet brenda tij një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

marjana gjini

Sondazh

Poll