Aktualitet

Shembjet tek 'Petro Nini Luarasi", banorja: Bredhin dyerve poshtë e përpjetë për të fituar pronën tonë, kush është pronari?

Ata shprehen për mediat se nuk dinë ende si do të zgjidhet çështja e tyre, pasi asnjë pronar nuk u ka shkuar që t'i pyesë e të prezantohet me ta. 

23 Dhjetor 2022, 11:50 Nga F.M
Shembjet tek 'Petro Nini Luarasi", banorja: Bredhin dyerve poshtë
Banorët dhe policia

TIRANË- Banorët e pallatit që është planifikuar të shembet tek rruga "Margarita Tutulani", kërkojnë të dinë se kujt do t'i kalojë pronae tyre. Ata shprehen për mediat se nuk dinë ende si do të zgjidhet çështja e tyre, pasi asnjë pronar nuk u ka shkuar që t'i pyesë e të prezantohet me ta. 

Pjesë nga prononcimi i banorëve:

Bredhin dyerve poshtë e përpjetë për të fituar pronën tonë, nuk dimë se çfarë do të ndërtohet në pronën tonë. Refuzon sepse ai është burrë plak, nuk ka ku shkon. Nuk e dimë si do të zgjidhet, ku do të shkojë ai burrë plak, ai është i vetëm, nuk ka njeri në shtëpi. Vetëm unë prgjigjem për të. Nuk ka ai tashi mendje që të vijë të japë intervista, ai është i sëmurë, ka kaluar një kalvar vuajtjesh. Djali i iku në moshë të re, gruaja po ashtu, ai ka ngelur i vetëm.

shembja e pallatit tek margarita tutulani

Sondazh

Poll