Aktualitet

Shembja e shtëpive pranë 'Petro Nini Luarasi', banorët përplasen me policinë, qytetari: Gjykata na dha të drejtë, as rusi s'i trajton kështu njerëzit në Ukrainë

Ata pretendojnë se Bashkia nuk u njeh dokumentacionet mbi pronësinë dhe se nuk kanë asnhë informacion mbi atë që i pret nëse dalin nga shtëpitë.

23 Dhjetor 2022, 10:51 Nga F.M
Shembja e shtëpive pranë 'Petro Nini Luarasi', banorët
Policia dhe banorët

TIRANË- Banorët e banesave pranë shkollës "Petro Nini Luarasi" po përplasen me forcat e policisë. Ata kundërshtojnë prishjen e banesave në rrugën "Margarita Tutulani". Në vendin e ngjarjes janë mbledhur dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit.

Bashkia ka nxjerrë një vendim se ky pallat është i pabanueshëm për shkak të tërmetit të rënë në vitin 2019 dhe duhet të prishet. Por banorët nuk janë aspak dakord me këtë vendim. Ata pretendojnë se Bashkia nuk u njeh dokumentacionet mbi pronësinë dhe se nuk kanë asnhë informacion mbi atë që i pret nëse dalin nga shtëpitë.

“Ne kemi dokumentet që në vitin ’45. Kjo është tokë e italianit, kanë qenë të italianit këto. Ne kërkojmë që të mbarojë gjyqi. Një vit më parë e nxorrën DS5, pallati ishte mirë. Ishte në parametra më të mira se një pallat i sapo ndërtuar. E rrëzoi bashkinë dhe institutin që kishte bërë ekspertizën. Na kanë thënë dilni jashtë, edhe rusi në Ukrainë nuk i trajton njerëzit kështu. Jemi shumë të idninjuar. Të dy djemtë m’i kanë marrë në polici sot. Dilni jahstë thonë, vetëm kaq, pa asnjë argument,”- thotë një nga banorët.

shembja e pallatit tek margarita tutulani

Sondazh

Poll