Aktualitet

I dyshuar për spiunazh, Gjykata e Lartë lë në fuqi masën ‘arrest me burg' për rusin Mikhail Zorin

Duke mos pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit në Durrës në lidhje me masën e sigurisë, rusi bëri rekurs në Gjykatën e Lartë për një masë më të butë sigurie, gjë që nuk ndodhi. 

23 Dhjetor 2022, 10:43 Nga I.A
I dyshuar për spiunazh, Gjykata e Lartë lë në fuqi
Mikhail Zorin

TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë 'arrest me burg' për rusin Mikhail Zorin, i cili akuzohet për spiunazh. Duke mos pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit në Durrës në lidhje me masën e sigurisë, rusi bëri rekurs në Gjykatën e Lartë për një masë më të butë sigurie, gjë që nuk ndodhi. 

Gjykata e Lartë më parë ka rrëzuar kërkesën e ruses Svetlana Timofeeva dhe ukrainasit Fedir Aplatov për masë më të butë sigurie. Tre të rinjtë u arrestuan pas incidentit ne uzinën e armeve në Gramsh, ku sulmuan rojet me spray neoparalizues.

Mikhail Zorin, 24-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeç dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjeç erdhën në territorin e Shqipërisë nga pika të ndryshme kufitare. Svetlana Timofoeva, 33 vjeçarja hyri në vendin tonë nga Rinasi. Ukrainasi, Fjodor Mihajlov ka hyrë në vendin tonë nga Porti i Durrësit me makinën ‘Chevrolet. 24-vjeçari Mikhail Zorin, ka hyrë në vendin tonë nga Murriqani, vetëm me një biçikletë.

mikhail zorin svetlana timofeeva fiodor mihailoviç

Sondazh

Poll