Aktualitet

Sharroi 6 shtylla të vendosura nga OSHEE, arrestohet 57-vjeçari në Dibër

Sipas tij, punonjësit e OSHEE-së i kanë vendosur shtyllat në tokën e tij dhe për këtë gjë ai mori motorsharrën dhe i preu ato.

23 Dhjetor 2022, 10:13 Nga I.A
Sharroi 6 shtylla të vendosura nga OSHEE, arrestohet 57-vjeçari
Shtyllat e prera

DIBËR- Një 57-vjeçar është arrestuar ditën e sotme për prerjen e 6 shtyllave të vendosura nga OSHEE për furnizimin me energji elektrike. Sipas tij, punonjësit e OSHEE-së i kanë vendosur shtyllat në tokën e tij dhe për këtë gjë ai mori motorsharrën dhe i preu ato. Dyleman Kaçi është vënë në pranga për vetëgjyqësi. 

Njoftimi i Policisë:

Dibër Preu me motorsharrë 6 shtylla druri të vendosura nga OSHEE, për të furnizuar me energji elektrike banorët e fshatit Borie -Lurë, arrestohet në flagrancë 57 vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte dëmtuar (prerë), disa shtylla druri të vendosura nga punonjës të OSHEE-së, për të furnizuar fshatin Borie-Lurë me energji elektrike, kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pas hetimeve ka rezultuar se autori i dyshuar është shtetasi D.K., 57 vjeç, banues në fshatin Borie-Lurë, i arrestuar në flagrancë, i cili ka prerë shtyllat me pretendimin se janë vendosur në tokën e tij. Po në vijim të verifikimit të pronës ku ishin vendosur shtyllat ka rezultuar se është pronë shtet e njësisë Administrative Lurë, Bashkia Dibër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprat penale "Shkatërrim prone me dashje", "Vetëgjyqësi".

dyleman kaci

Sondazh

Poll