Aktualitet

S'ka mensa për studentët/ Qëndresa qytetare proteston para Bashkisë Tiranë: Çdo nismë ligjore është harruar

Ata kanë çuar në mbledhjen e 6650 firmave, për ndërtimin e mensave për studentët. 

23 Dhjetor 2022, 10:10 Nga a.l
S'ka mensa për studentët/ Qëndresa qytetare proteston para
Studentët

TIRANË- Dhjetëra studentë kanë protestuar sot para Bashkisë në Tiranë. Mësohet se ata kanë çuar në mbledhjen e 6650 firmave, për ndërtimin e mensave për studentët. 

Protesta udhëhiqej nga qëndresa Qytetare dhe Kongresi Studentor. Ata depozituan në Këshillin Bashkiak të Tiranës nismën ligjore qytetare për ndërtimin e 4 mensave publike që do të jenë të veçanta vetëm për studentët e Tiranës. Ata u shprehën se kjo është nismë duhej plotësuar me kohë dhe se është harruar nga Bashkia ashtu si çdo nismë tjetër. 

'Në pjesën më të madhe të rasteve deri më tani çdo nisme ligjore, është harruar por gjithsesi për ne kjo nuk është justifikim. Sigurisht tashmë që nismat ligjore do i kalojnë Këshillit Bashkiak dhe cdo gjë do varet nga ata', tha njëri prej studentëve.

Mensat për studentët në kryqytet mungojnë. Pritet nëse Këshilli Bashkiak do të marrë parasysh kërkesën dhe nismën ligjore të ngritur nga Qëndresa Qytetarë dhe Kongresi Studentor.

mensa per studentet

Sondazh

Poll