Aktualitet

Mitsotakis në Himarë, Hoxha: Pasojat e kësaj vizite do t’i shikosh në zgjedhjet e 14 Majit

I ftuar në emisionin 'Opinion', Hoxha theksoi se pasojat e vizitës së Mitsotakis në Himarë do të shihen në zgjedhjet lokale të 14 majit.

23 Dhjetor 2022, 09:30 Nga DOSJA
Mitsotakis në Himarë, Hoxha: Pasojat e kësaj vizite do t’i
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar vizitën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në minoritetet greke në jug të vendit. I ftuar në emisionin 'Opinion', Hoxha theksoi se pasojat e vizitës së Mitsotakis në Himarë do të shihen në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kjo pasi sipas Hoxhës, vizita u përdor politikisht si nga Rama ashtu dhe nga Mitsotakis.

"I vetmi vend i BE-së që ne kufizohemi është Greqia. Dhe me Greqinë kemi piramida të kohës së diktaturës. Ajo që unë e pash me shqetësim nuk është kjo. Kjo vizitë u përdor politikisht si nga Rama dhe nga Mitsotakis. Pasojat e kësaj vizite do të shihen në zgjedhjet e 14 majit," tha Hoxha. 

artan hoxha kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll