Art&Argëtim

Elsa Lila dhe Capital T sjellin në 'Festivalin e Këngës' duetin 'Pyes Lotin', ja gjesti i veçantë që bëri Adrola Dushi (VIDEO)

Mes publikut e pranishme ishte edhe modelja Adrola Dushi e cila nuk u ka shpëtuar kamerave në një moment gjatë performancës. 

22 Dhjetor 2022, 08:48 Nga a.l
Elsa Lila dhe Capital T sjellin në 'Festivalin e
Elsa Lila dhe Capital T

TIRANË- E veçanta e natës së tretë në Festivalin e Këngës ishte rikthimi i dueteve me artistë të njohur. Këngëtarja Elsa Lila u shfaq në skenën e festivalit me reperin Capital T ku përformoi pas 25 vitesh këngën e saj 'Pyes Lotin'. Dueti u prit më së miri nga publiku mes duartrokitjesh dhe brohoritjesh. Mes publikut e pranishme ishte edhe modelja Adrola Dushi e cila nuk u ka shpëtuar kamerave në një moment gjatë performancës. Ajo shihet krahë shoqes së saj Kristina Baki, të cilat ngrihen në këmbë të entuziazmuara nga performanca. 

Elsa Lila dhe Capital T sjellin në 'Festivalin e

Reperi i njohur dhe modelja Adrola Dushi prej kohësh janë përfolur për një romancë mes tyre. Ata shpesh janë parë në shoqëri të njeri-tjetrit por kanë hedhur poshtë zërat për lidhje me pretendimin se njihen me njeri-tjetrin dhe se janë miq./Dosja.al

festivali i këngës në rtsh elsa lila capital t

Sondazh

Poll