Bota

Vizita e Zelenskyyt në Uashington, si u zhvillua operacioni sekret për të siguruar presidentin ukrainas

Hapi i parë i operacionit ishte udhëtimi me tren nga Ukraina në Poloni të mërkurën në mëngjes. Zelenskyy shoqërohej në udhëtim nga ambasadorja e SHBA- së në Ukrainë, Bridget Brink. 

22 Dhjetor 2022, 14:32 Nga a.l
Vizita e Zelenskyyt në Uashington, si u zhvillua operacioni sekret për
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Një operacion sekret e shoqëroi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, për të siguruar që udhëtimi i tij drejt Uashington të kryhej me sukses. Për të arritur në tokën amerikane, Zelenskyy u parapri nga një operacion top-sekret që përfshinte spiun dhe avionë luftarakë nga më shumë se një forcë të armatosur të vendeve anëtare të NATO -s. Hapi i parë i operacionit ishte udhëtimi me tren nga Ukraina në Poloni të mërkurën në mëngjes. Zelenskyy shoqërohej në udhëtim nga ambasadorja e SHBA- së në Ukrainë, Bridget Brink. 

Kur treni mbërriti në stacionin hekurudhor në qytetin Przemyśl, Zelenskyy u dërgua me automjetin e ambasadës amerikane në aeroportin Rzeszoë ku ai hipi në një avion të Forcave Ajrore të SHBA, një anije qeveritare që zakonisht përdoret nga anëtarët e Kongresit dhe zyrtarë të tjerë amerikanë që janë më poshtë, presidenti dhe zëvendëspresidenti në hierarkinë politike amerikane.

Boeing C-40 Clipper u ngrit nga Polonia në orën 8:15 të mëngjesit të së mërkurës (me orën e Polonisë) dhe fluturimi më në fund u ul në bazën e Forcave Ajrore të SHBA Andrews pak pas asaj pasdite (me orën amerikane). Që nga momenti kur avioni që transportonte Zelensky u ngrit, filloi një operacion i detajuar për të parandaluar çdo ndërhyrje ruse në udhëtimin e parë të presidentit ukrainas jashtë vendit që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

I pari që u ngrit, mediave të huaja, ishte një aeroplan gjerman spiun Boeing AëACSpër të siguruar që avioni që transportonte pasagjerin e rëndësishëm të kalonte i sigurt mbi Detin e Veriut, zonë e frekuentuar nga patrullat e nëndetëseve ruse. Hapi tjetër ishte ngritja e një F-15 nga Britania në mënyrë që të shoqëronte avionin amerikan në kufijtë e hapësirës ajrore amerikane përpara se përfundimisht të bënte një ulje të qetë në bazën Andreës dhe prej andej të fillonte vizitën totale 10-orëshe të Zelensky në SHBA./Dosja.al

zelenskyy vizite ne uashington

Sondazh

Poll