Bota

Musk heq Kosovën nga lista e shteteve, nuk mund të regjistrohesh në Twitter me një numër që ka prefiksin e saj

Kjo gjë është vënë re nga disa përdorues, ku njëri prej tyre ka përdorur pikërisht Twitterin ku ka publikuar dhe një screenshot të mohimit të regjistrimit në momentin që ai ka përdorur prefiksin +383.

22 Dhjetor 2022, 14:14 Nga d.a.
Musk heq Kosovën nga lista e shteteve, nuk mund të regjistrohesh
Musk

SHBA- Rrjeti i njohur social, Twitter, pas blerjes nga miliarderi Elon Musk, mesa duket ka pezulluar mundësinë e regjistrimit të përdoruesve që posedojnë një numër telefoni me prefiks të Kosovës.

Kjo gjë është vënë re nga disa përdorues, ku njëri prej tyre ka përdorur pikërisht Twitterin ku ka publikuar dhe një screenshot të mohimit të regjistrimit në momentin që ai ka përdorur prefiksin +383.

"Nuk mund të dërgojmë një mesazh te ky numër pasi operatori nuk mund të përdoret"-thuhet në tabelën që del në momentin që tentohet regjistrimi.

Pas këtij postimi, në një përpjekje për t’u regjistruar me prefiksin e Kosovës, Twitter nuk pranoi asnjë numër të Kosovës të asnjë lloj operatori. Kosova nuk është as në listën e shteteve gjatë regjistrimit në opsionet për ta ndërruar numrin e telefonit në llogarinë e përdoruesve.

elon musk twitter heq kosoven nga regjistrimi

Sondazh

Poll