Bota

Nis protesta në Rudarë/ Qytetarët serbë marshojnë me flamuj dhe pankarta në duar, provokimi: Kurt, Kosova nuk është e gjyshit tënd

Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, i ftoi qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar gjatë protestës.

22 Dhjetor 2022, 11:45 Nga a.l
 
Nis protesta në Rudarë/ Qytetarët serbë marshojnë me
Protesta në Rudarë

KOSOVË- Ka nisur protesta e thirrur sot nga serbët në Veri të Kosovës, në komunën e Zvçanit, kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti i cili më herët u shpreh se nëse barrikadat do të hiqen atëherë do të ketë viktima. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme me dhjetëra qytetarë janë mbledhur në këtë komunitet lokal serb që njihet si 'Te kyqi'. 

Nis protesta në Rudarë/ Qytetarët serbë marshojnë me
protesta

Në duar ata mbajnë flamuj serbë dhe pankarata me mbishkrime të ndryshme, por njëra prej tyre që ra në sy është ajo që shkruan 'Kurti, Kosova nuk është e gjyshit tënd, është e gjyshërve tanë'. 

Raportohet se aktualisht “Te kryqi”, ndodhet një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës që më 10 dhjetor. Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, i ftoi qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar gjatë protestës. Ndërkaq si rezultat i situatës janë shtuar forcat e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll