Bota

Protesta në veri/ Rakiç thirrje Kurtit: Të tërhiqen njësitë e forcave speciale, policia ngacmon qytetarët

Ai i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës që të tërheqë forcat speciale nga veriu pasi sipas tij policia po provokon qytetarët. 

22 Dhjetor 2022, 13:42 Nga a.l
Protesta në veri/ Rakiç thirrje Kurtit: Të tërhiqen
Goran Rakiç

KOSOVË- I pranishëm në protestën e sotme të orgazniaur nga serbët në Zveçan ishte edhekryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç. Ai i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës që të tërheqë forcat speciale nga veriu pasi sipas tij policia po provokon qytetarët. 

Terrori që pësojmë çdo ditë nga Albin Kurti është arsyeja pse jemi mbledhur sot këtu. Sado i madh të jetë pushteti që na kërcënon, për hir të fëmijëve tanë ne do të këmbëngulim në kërkesat tona. E keqja që na ka rënë në formë arrestimesh dhe listash sekrete është bërë nga Albin Kurti. Kërkojmë që të tërhiqen të gjitha listat sekrete, të tërhiqen të gjitha njësitë e forcave speciale nga veriu, pasi policia  ngacmon qytetarët tanë çdo ditë. Pa përmbushur këto kërkesa, nuk do të ketë tërheqje të barrikadave”, tha kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Protesta e organizuar sot vjen në kuadër të reagimeve që bëri më herët kryeministrti Albin Kurti i cili tha se nëse barrikadat do të hiqen atëherë do të ketë viktima. Kjo deklaratë u mbështet edhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë. Deklaratat e bëra kanë shkaktuar revoltë te qytetarët serbë të cilët i konsiderojnë ato si 'kërcënime'. Nuk dihet nëse protesta e zhvilluar aktualisht është paqësore apo do të degradojë. Në çdo rast, në Zveçan janë shtuar forcat e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll