Bota

Protesta në veri/ Policia e Kosovës thirrje qytetarëve: Kini kujdes, mos bini pre e provokimeve (VIDEO)

Protesta e organizuar sot vjen në kuadër të reagimeve që bëri më herët kryeministrti Albin Kurti i cili tha se nëse barrikadat do të hiqen atëherë do të ketë viktima.

22 Dhjetor 2022, 12:25 Nga a.l
Protesta në veri/ Policia e Kosovës thirrje qytetarëve: Kini
policia

KOSOVË- Protesta e thirrur sot nga qeytetarët serbë në Veri të Kosovës ka nisur tashmë dhe dhjetëra protestues po marshojnë në fshatin Rudar të komunës Zveçan më konkretisht te vendi i quajtur 'Te Kryqi' ku që prej 10 dhjetorit është vendosur edhe një prej barrikadave. Policia e Kosovës ka bërë thirrje përmes një njoftimi zyrtar që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos bihen pre e provokimeve. 

Sot, në veri të Mitrovicës është paralajmëruar të mbahet një protestë/tubim, andaj lidhur me këtë Policia e Kosovës duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas detyrës zyrtare kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe detyrave të përcaktuar sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Duke ditur rrethanat dhe situatën e brishtë të sigurisë të krijuar nga grupet kriminale në veri të vendit dhe tendencës për destabilizim të situatës, Policia e Kosovës fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjes së kësaj proteste, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftim.

Protesta e organizuar sot vjen në kuadër të reagimeve që bëri më herët kryeministrti Albin Kurti i cili tha se nëse barrikadat do të hiqen atëherë do të ketë viktima. Kjo deklaratë u mbështet edhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë. Deklaratat e bëra kanë shkaktuar revoltë te qytetarët serbë të cilët i konsiderojnë ato si 'kërcënime'. Nuk dihet nëse protesta e zhvilluar aktualisht është paqësore apo do të degradojë. Në çdo rast, në Zveçan janë shtuar forcat e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll