Bota

Përfundon protesta e serbëve në veri/ Qytetarët shpërndahen paqësisht, KFOR dhe EULEX në monitorim të situatës

Pas fjalimeve, protestuesit janë shpërndarë në mënyrë të qetë kurse forca të shtuara të KFOR-it dhe Policisë se Eulexit ishin gjatë gjithë kohës duke monitoruar situatën.

22 Dhjetor 2022, 13:52 Nga a.l
Përfundon protesta e serbëve në veri/ Qytetarët
protesta

KOSOVË- Përfundon paqësisht protesta e thirrur sot në Zveçan nga qytetarët serbë. Pas fjalimeve, protestuesit janë shpërndarë në mënyrë të qetë kurse forca të shtuara të KFOR-it dhe Policisë se Eulexit ishin gjatë gjithë kohës duke monitoruar situatën.

Sot është dita e 13-të e tensioneve në Veri të Kosovës. Shtetasit serbë në veri të Kosovës, zhvilluan protestë masive pas deklaratave të bëra nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili më herët u shpreh se heqja e barrikadave do të shtojë tensionet dhe do të sjellë në degradim të situatës duke shkaktuar viktima. Protesta u zhvillua në Rudare të komunës së Zveçanit.  Bëhet me dije se, në këtë protestë pjesëmarrjen e detyrueshme e kishin të gjithë të punësuarit në institucionet të cilat funksionojnë sipas sistemit të Serbisë, nga mbarë Kosova, ndërsa janë ftuar edhe qytetarë nga qytetet e afërta të Serbisë, siç janë Rashka, Novi Pazari etj. Në veri të Kosovës janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, shok-bomba e granata dore. Gjithsej nëntë barrikada janë ngritur nga serbët lokalë, duke bllokuar rrugët në atë pjesë. Pjesëtarët e KFOR-it kanë shtuar prezencën në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë. Aty po qëndrojnë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kujdesen për sigurinë e qytetarëve shqiptarë e serbë. Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç. Ai dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më herët gjatë muajit dhjetor.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll