Bota

Stafi futi foshnjën e pajetë në lavatriçe, babai: Më kërkuan mos të thërrisja policinë, s'donin ta bënin publike

Babai i foshnjës në një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria Live” tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për rastin. Ai u shpreh se stafi i kërkoi që të mos bëhej publik rasti, për të mos dëmtuar imazhin.

22 Dhjetor 2022, 13:51 Nga A.B
Stafi futi foshnjën e pajetë në lavatriçe, babai: Më
Spitali

KOSOVË-Një rast i rëndë ka ndodhur në Pejë duke i tronditur të gjithë. Një foshnje e pajetë është futur bashkë me çarçafët në lavatriçe nga stafi i repartit të gjinekologjisë nga pakujdesia.

Babai i foshnjës në një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria Live” tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për rastin. Ai u shpreh se stafi i kërkoi që të mos bëhej publik rasti, për të mos dëmtuar imazhin.

“Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për rastin, më kërkuan që të mos e bëja publike. Insistuan që mos të thërrisnim policinë, infermierja kryesore nuk arsyetoi me ndonjë mënyrë por s’donte që të bëhej diçka e madhe. Gruaja e mori lajmin prej mediave dhe unë nuk kam mundur të jem afër. Është tronditëse, nuk e ka dit askush, as prindërit e mi, madje njëri prej prindërve nuk e di çfarë ka ndodhur. Më e rënda është kur e kemi çu foshnjën me mbulesë dhe i thashë që nuk lejohet sepse e ka mbështjellë spitali mirë”, tha ai.

Sipas informacioneve, gruaja është informuar nga gjinekologu personal se foshnja kishte probleme me zemrën dhe ajo e dinte që ishte pa jetë.

Përmes një operacioni çezarian është bërë e mundur heqja e foshnjës dhe më pas ka ndodhur ngjarja e rëndë./Marre nga Top Channel

peje foshnja futet ne lavatrice

Sondazh

Poll