Bota

Zelenskyy u prit në 'Shtëpinë e Bardhë', ja detaji simbolik në veshjen e Joe Biden që tërhoqi vëmendjen

Biden kishte zgjedhur të vishte një kravatë verdhë e kaltër, që janë ngjyrat e flamurit të Ukrainës. 

22 Dhjetor 2022, 10:42 Nga a.l
Zelenskyy u prit në 'Shtëpinë e Bardhë', ja detaji
Joe Biden

SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksyy zhvilloi dje një vizitë në Uashington, të parën që nga nisja e luftës dhe pushtimit Rus. Ai u prit në Shtëpinë e Bardhë nga homologu i tij, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ku shprehur mbështetjen dhe gatishmërinë për ndihmën që do i ofrohet ndaj shtetit ukrainas. 

Por ajo që ra në sy ishte edhe detaji simbolik i veshjes së presidentit amerikan në kuadër të vizitës së homologut të tij në Shtëpinë e Bardhë. Biden kishte zgjedhur të vishte një kravatë verdhë e kaltër, që janë ngjyrat e flamurit të Ukrainës. 

Vizita e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenski në Shtetet e Bashkuara vjen në një kohë kur Kongresi amerikan pritet të votojë për buxhetin, i cili do të përfshijë një ndihmë prej 45 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe përgatitjeve të Uashingtonit për t’i dhënë Kievit sistemin e avancuar të raketave, ‘Patriot’. Vendimi për dërgimin e sistemit të raketave ‘Patriot’ vjen pavarësisht kërcënimeve nga Ministria e Jashtme e Rusisë se furnizimi i Ukrainës me këtë sistem të avancuar raketash do të shtojë më shumë tesnionet mes dy vendeve./Dosja.al

zelenskyy vizite ne uashington

Sondazh

Poll