Politike

Akuzat për Ibrahimaj, Spiropali i del në mbrojtje: Ka arsim të shkëlqyer, mos guxoni t'i ndërprisni ministrat

Spiropali paralajmëroi çdo deputet që të mos flasë në momentin që një ministër merr fjalën. 

22 Dhjetor 2022, 11:08 Nga A.B
Akuzat për Ibrahimaj, Spiropali i del në mbrojtje: Ka arsim të
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali i doli në mbrojtje ministres Delina Ibrahimajt, e cila u akuzua nga opozita se ka lidhje me oligarkë. Spiropali u shpreh se kolegia e saj ka një arsim të lartë të përfunduar në vende prestigjoze e se e ka merituar vendin që ka. Në fund, ajo paralajmëroi çdo deputet që të mos flasë në momentin që një ministër merr fjalën. 

'Nuk e di se kur u prekën kaq shumë për opozita e vulës, se nuk kemi thënë gjë pa thënë për turpin tonë, dhe ndaj njëri tjetrit. Dje pamë një skenë të shëmtuar, të mos lini një ministre të flasë nga vendi, zonja Tabaku për fat të keq shkoi dhe më larg, shumë më larg, ministrja e financave. Ka ardhur nga studimet e saj, nga një doktoratorë, me nderin më të lartë, ka punuar me vite në institucionet e lartë dhe sot është ministre e financave. Sot lëshohen akuza dhe baltë që nuk kanë lidhje me të vërtetën, sa herë që një ministër flet këtu të mos guxojë asnjë deputet asnjë grup deputetësh ti pengojnë që të thonë të vërtetën.'- tha Spiropali.

elisa spiropali seance plenare 22 dhjetor 2022

Sondazh

Poll