Politike

Mitsotakis pritet me flamuj grekë nga qytetarët në pedonalen e Himarës

Kreu i qeverisë greke ka zhvilluar një vizitë në shkollën Omiros më pas ka vizituar dhe Kishën dhe është takuar me qytetarët në shëtitoren e Himarës.

22 Dhjetor 2022, 10:20 Nga a.l
Mitsotakis pritet me flamuj grekë nga qytetarët në pedonalen e
Mitsotakis

SARANDË- Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur me helikopter mëngjesin e sotëm në Himarë. Kreu i qeverisë greke ka zhvilluar një vizitë në shkollën Omiros më pas ka vizituar dhe Kishën dhe është takuar me qytetarët në shëtitoren e Himarës. Banorët e kanë pritur me thirrje dhe flamuj grekë. Në fjalën e tij, Para zyrës së Omonia-s, ka mbajtur një fjalim të shkurtër në greqisht kreu i saj Fredi Bejler. Më pas fjalën e mori kreu i qeverisë greke, Mitsotakis i cili shprehu falenderime para qytetarëve dhe përcolli një mesazh.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis Mitsotakis, erdhi me një helikopter ushtarak, i cili u ul në orën 09:30 në fushën e sportit në Himarë. I pritur nga qytetarë të shumtë dhe mediat, Mitsotakis dukej i gëzuar në fytyrë. Ai u prit nga disa të rinj me tufa me lule. Kreu i qeverisë greke është shoqëruar nga peshëngritësi i njohur Pirro Dhima, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe kreu i Omonias, Fredi Beleri.  Mitsotakis pritet të zhvillojë një sërë vizitash në zonat në jug të Shqipërisë, ku edhe është vendosur minoriteti grek./Dosja.al

mitsotakis ne himare

Sondazh

Poll

Politike 21 Dhjetor 2022, 22:32 k.m.

Rama ndan "jetën parlamentare"

Foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka kthyer në "histori" për rrjetet e tij sociale sherrin që pati me deputetin e Partis&...