Politike

'Jeton në shtëpinë e oligarkut'/ Ibrahimaj i përgjigjet Bardhit: Jetoj që nga 2009 në shtëpinë e vjehrrit

Ministrja tha se jeton që prej vitit 2009 në një banesë në lagjen 'Rexhep Jeplla'.

22 Dhjetor 2022, 11:05 Nga A.B
'Jeton në shtëpinë e oligarkut'/ Ibrahimaj i
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja Delina Ibrahimaj iu përgjigj akuzave të bëra nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, se jeton në shtëpinë e një oligarku. Nga vendi i saj në Kuvend, ministrja tha se jeton që prej vitit 2009 në një banesë në lagjen 'Rexhep Jeplla'. Ndër të tjera, ajo theksoi se banesa është e vjehrrit të saj, Përparim Ibrahimajt. 

'Unë jetoj prej shumë vitesh në lagjen 'Regjep Jeplla', ku kam jetuar që në vitin 2009, është në pronësi të Përparim Ibrahimaj, i cili është babai i bashkëshortit tim. Ajo është shtëpia ku kam shumë vite që jetoj, kjo është për transparencë për qytetarët. Ju dini vetëm të shtini zi e vrer.'- tha Ibrahimaj. 

seance plenare 22 dhjetor 2022

Sondazh

Poll