Politike

Mitsotakis flet me banorët e Himarës: Mbaj mend vizitën e babait tim këtu në vitin '91

Po ashtu, Mitsotakis ka theksuar se Greqia e mbështet rrugën evropiane të Shqipërisë, por duke shtuar se duhet të përmbushen të drejtat e minoritetit.   

22 Dhjetor 2022, 10:17 Nga I.A
Mitsotakis flet me banorët e Himarës: Mbaj mend vizitën e babait
Himara

HIMARË- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur një fjalim në pedonalen e Himarës për qytetarët. Duke folur mes ovacioneve, Mitsotakis ka theksuar se sot është një ditë e rrallë për kombin grek, ndërkohë që ka kujtuar dhe vizitën e babait të tij në vitin 1991 në Himarë. Po ashtu, Mitsotakis ka theksuar se Greqia e mbështet rrugën evropiane të Shqipërisë, por duke shtuar se duhet të përmbushen të drejtat e minoritetit.   

"Sot është një ditë e rrallë për mbarë kombin grek. Mbaj mend shumë të gjallë kujtimin e takimin e Mitsotakis në ’91. Dhe jam i nderuar që jam i pari kryeministër që kam vizituar Shqipërinë. Me mua Himara do të ketë jo vetëm një përfaqësues. Unë isha, jam dhe do të mbetem mbështetës ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë. Por duke përmbushur të drejtat tuaja, që rrjedhin nga minoriteti. Qeveria greke do të jetë pranë jush në përmbushje të të drejtave të kombësisë, mësimit në gjuhën greke të fëmijëve tuaj dhe të drejtat tuaja pronësore.  Betohem se do t’i mbroj të gjitha të drejtat tuaja”, tha Mitsotakis.

kyriakos mitsotakis mitsotakis ne himare

Sondazh

Poll

Politike 21 Dhjetor 2022, 22:32 k.m.

Rama ndan "jetën parlamentare"

Foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka kthyer në "histori" për rrjetet e tij sociale sherrin që pati me deputetin e Partis&...