Politike

Tensione në Kuvend/ Ibrahimaj: Politika e vulës shpik inflacionin politik. Bardhi: Ku jetoni ti? (REPLIKAT)

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla e cila kërkoi që Bardhi të mos fliste. 

22 Dhjetor 2022, 10:51 Nga A.B

Tensione në Kuvend/ Ibrahimaj: Politika e vulës shpik inflacionin

TIRANË- Ministrja Delina Ibrahimaj deklaroi në Kuvend se politika e vulës po shpik inflacionin. Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga deputetët e opozitës në sallë. Deputeti Gazment Bardhi iu drejtua nga vendi, duke e pyetur se ku jeton. Më pas, ndërhyri kryeparlamentarja Lindita Nikolla e cila kërkoi që Bardhi të mos fliste. 

DEBATI:

Ibrahimaj: Politika e vulës po shpik inflacionin, u desh që sot të ngrihej zëri i opozitës dhe të flas që inflacioni që në botë të quhet i Putin, këtu të thuhet inflacioni politik. Në cilin realitet jetoni ju?

Bardhi: Ku jeton ti?

Ibrahimaj: I thoni sipas numrave që i keni ju në mendje. 

Nikolla: Bardhi jo nga vendi

Bardhi: Thojini asaj

Ibrahimaj: Inflacioni nuk është i Shqipërisë, është i Putin. Ne kemi bërë dy rishikime të buxhetit, kanë qënë me qëllim mbrojtjen e shtresave në nevojë. 

Nikolla: O zoti Bardhi po ndaloni, mos folni nga vendi

Ibrahimaj: Mos fol nga vendi se nuk shkon. U desh te ngrihej opozita e vulës dhe të flasë, kur shifrat tregojnë se ka një rritje konsumi. 

seance plenare 22 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Politike 21 Dhjetor 2022, 22:32 k.m.

Rama ndan "jetën parlamentare"

Foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka kthyer në "histori" për rrjetet e tij sociale sherrin që pati me deputetin e Partis&...