Politike

Kryebashkiaku i Himarës nuk pret Mitsotakis, Goro: Ceremonia u organizua nga Dule dhe OMONIA

Për këtë arsye ka thënë ai, ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm. 

22 Dhjetor 2022, 10:55 Nga f.g
Kryebashkiaku i Himarës nuk pret Mitsotakis, Goro: Ceremonia u organizua
Jorgo Goro, Mitsotakis dhe Dule

HIMARE- Kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro ka zgjedhur të mos e presë kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Në një prononcim për Report Tv, Goro ka thënë se ceremonia u organizua nga Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe OMONIA. Për këtë arsye ka thënë ai, ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm. 

"E organizoi Dule dhe OMONIA, s'kisha arsye pse të isha."-tha Goro. 

Megjithatë ky gjest nuk është parë si problem për vetë Dulen. Ai ka thënë se kjo është një ditë e madhe që nuk mund të eklipsohet nga të tilla episode. "Ditë e madhe për tu eklipsuar nga gjëra të vogla".-tha Dule.

Sot, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zbritur me helikopter në Himarë ku pritet të zhvillojë takime me minoritarët grekë në Finiq dhe Dropull. Në disa prej këtyre takimeve Mitsotakis pritet  të shoqërohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama./Dosja.al

mitsotakis ne himare jorgo goro kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll