Politike

Dule për vizitën e Mitsotakis: Historike! kjo duhet të jetë mësim për çdo politikan

Po ashtu ai ka shtuar se nga vizita e Mitsotakis duhet të marrin mësim çdo politikan shqiptar.

22 Dhjetor 2022, 10:54 Nga I.A
Dule për vizitën e Mitsotakis: Historike! kjo duhet të jetë
Vangjel Dule

HIMARË- Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule e ka quajtur vizitën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Himarë historike. Duke folur për mediat, Duke ka theksuar se vizita e Mitsotakis jep një mbështetje për pjesëtarët e minoritetit grek. Po ashtu ai ka shtuar se nga vizita e Mitsotakis duhet të marrin mësim çdo politikan shqiptar.

“Në radhë të parë ishte një vizitë historike. Për herë të parë km i Greqisë viziton Himarën, Sarandën dhe Gjirokastrën. Është një mesazh mbështetjeje për pjesëtarët e minoritetit grek. Është mesazhi i fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit. Mesazh për rajonin. Greqia është një nga shtyllat e arkitekturës së sigurisë. Një mësim që çdo politikan duke filluar nga unë i pari duhet ta ketë. Shumë larg standardeve të politikanëve dhe politikës në vendin tonë. Problemet janë ngritur në mënyrë të përsëritur dhe ajo që kërkohet është zgjidhja e këtyre problemeve. Ajo që përsërit  Mitsotakis është se kërkohet frymë e mirë dhe bashkëpunim për zgjidhjen e tyre," tha Dule.

vangjel dule kyriakos mitsotakis mitsotakis ne himare

Sondazh

Poll