Aktualitet

Prokurori i Sarandës konfirmohet në detyrë, Llaho kalon procesin e Vettingut

Procesi i vettingut për prokurorin Llaho u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen.

22 Dhjetor 2022, 10:49 Nga I.A
Prokurori i Sarandës konfirmohet në detyrë, Llaho kalon procesin
KPK

SARANDË- Konfirmohet ne detyre Prokurori i Sarandes, Kledian Llaho. Vendimi para pak minutash ne KPK. Procesi i vettingut për prokurorin Llaho u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.

Kledian Llaho e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë prej vitin 1999, fillimisht si oficer i policise gjyqesore ne Prokuroine e Sarandes, me pas në vitin 2004 si oficer i policisë gjyqësore në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në vitin 2014, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2022 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Sarandës, ku aktualisht mban dhe funksionin e drejtuesit.

kledian llaho

Sondazh

Poll