Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj del para togave të zeza, rrëzohet kërkesa e avokatëve mbrojtës

Seanca ka nisur në orën 9:00 dhe pritet që të merret një vendim për autorin e dyshuar të vrasjes së Pjerin Xhuvanit disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

22 Dhjetor 2022, 09:04 Nga I.A
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj del para togave të zeza,
Arber Paplekaj

ELBASAN- Gjyqi ndaj Arbër Paplekajt do të mbahet ditën e sotme në Gjykatën e Elbasanit. Seanca ka nisur në orën 9:00 dhe pritet që të merret një vendim për autorin e dyshuar të vrasjes së Pjerin Xhuvanit disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Në seancën e fundit të zhvilluar, avokatët kërkuan të ndahej dosja hetimore mes policëve dhe Arbër Paplekajt dhe trupi gjykues kërkoi kohë ta shqyrtojë këtë kërkesë. Por mësohet se kjo kërkesë është rrëzuar sot nga trupa gjykuese.

Si ndodhi vrasja?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. 

Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri. 

pjerin xhuvani arbër paplekaj

Sondazh

Poll