Aktualitet

I vuri flakën një lokali pas sherrit me pronarin, arrestohet nga Policia 40-vjeçari në Fier

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur pjesa hyrëse e lokalit.

22 Dhjetor 2022, 09:05 Nga A.B
I vuri flakën një lokali pas sherrit me pronarin, arrestohet nga
Policia

FIER- Altion Sulejmanaj është personi i cili tentoi t'i vinte flakën një lokali në lagjen 'Apollonia' në Fier. 40-vjeçari dyshohet se për motive të dobëta, ka hedhur pas mesnate, një sasi të vogël lënde djegëse, në lokalin e personit me inicialet S. M., dhe e ka ndezur atë. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur pjesa hyrëse e lokalit.

Policia e Fierit vuri në pranga Sulejmanajn, i cili do të hetohet për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

NJOFTIMI I POLICISË:

Tentoi të digjte me lëndë djegëse, një lokal, për motive të dobëta, Policia identifikon dhe vë në pranga autorin. Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen "Apollonia", Fier, kishte rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit S. M., kanë shkuar mënjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me shërbimet zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga shërbimet e Policisë, është identifikuar autori i dyshuar i kësaj ngarjeje, shtetasi A. S. Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka hedhur pas mesnate, një sasi të vogël lënde djegëse, në lokalin e shtetasit S. M., dhe e ka ndezur atë. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur pjesa hyrëse e këtij lokali. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. S., 40 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

altion sulejmanaj

Sondazh

Poll