Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin në Llogara, Policia konfirmon arrestimin e ish-kryebashkiakut të Himarës

Bollano do të hetohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

22 Dhjetor 2022, 09:26 Nga A.B
Aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin në Llogara, Policia konfirmon
Vasil Bollano

TIRANË- Arrestohet ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano. Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e 66-vjeçarit, i cili përplasi për vdekje ditën e djeshme 17-vjeçarin Elio Hamitin. Bollano u shoqërua në komisariat që në momentin e parë nga policia, duke dëshmuar para grupit hetimor se i mituri iu hodh para makinës. Tashmë, Bollano do të hetohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 66 vjeç, banues në Himarë. Ky shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 17:00, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Orikum-Llogara, në afërsi të fushës së sportit, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

SI NDODHI NGJARJA?

Ditën e djeshme, rreth orës 17:00, i mituri Elio Hamiti, banues në Dukat, ishte duke lëvizur në këmbë. I sapo dalë nga fusha e sportit që ndodhet pranë aksit rrugor Orikum-Llogara, 17-vjeçari ishte nisur drejt stacionit të autobusit që ndodhej pranë tij, pasi do të shkonte te banesa e gjyshes. Vizita te gjyshja nuk u realizua kurrë, pasi 17-vjeçari u përplas nga një makinë.

Drejtues i mjetit ishte ish-kryebashkiaku Vasil Bollano. Sipas dëshmitarëve, goditja ka qenë tepër e fortë dhe i riu u dërgua menjëherë në spitalin e zonës, por duke qënë se mori plagë të shumta, u transportua drejt Spitalit Të Traumës. Mëngjesin e sotëm, 17-vjeçari gjeti vdekjen. 

Bollano ka deklaruar se i riu është hedhur përpara makinës, por duket se ky version nuk i ka bindur ekspertët e policisë të cilët kanë kryer analizën e ngjarjes. Ndaj dhe shoqëruan Bollanon në Komisariat. Ekspertiza do të nxjerri më pas nëse është respektuar apo jo shpejtësia e lejuar.

vasil bollano aksidenton te miturin vasil bollano

Sondazh

Poll