Aktualitet

U arrestua sot në Fushë Krujë, kush është Klajdi Buza... në 2015 i vodhën X5

Sipas bluve të Fushë Krujës rezulton se mjeti është vjedhur në Nikel të Krujës dhe është denoncuar në polici nga pronari Klajdi Buza.

22 Dhjetor 2022, 09:56 Nga a.l
U arrestua sot në Fushë Krujë, kush është Klajdi
Klajdi Buza

KRUJË- Klajdi Buza i cili u arrestua sot nga policia e Krujës nuk është emër i panjohur për policinë. Në vitin 2015 ai denoncoi vjedhjen e makinës së tij '‘BMW X 5’me targa AA 987 BC. Policia në atë kohë njoftoi se mjeti ishte gjetur i braktisur në vendin e quajtur ura e Gjoles në Fushë Krujë. Sipas bluve të Fushë Krujës rezulton se mjeti është vjedhur në Nikel të Krujës dhe është denoncuar në polici nga pronari Klajdi Buza. Dy personat, Astrit Hysa dhe Renata Isaku, u arrestuan si autorë të dyshuar të disa vjedhjeve në zonë.

Klajdi Buza u arrestua sot nga Forcat 'Shqipnja' në Krujë në kuadër të operacionit të koduar 'Flagranca'. 31- vjeçari u kap duke qarkulluar me armë në mjetin e tij tip 'Porsche' nëpër qytet dhe pritet të përballet me akuzën për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit". Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole, të gatshme për qitje.

klajdi buza

Sondazh

Poll