Aktualitet

Kërkoi t’i njihen ditët e paraburgimit, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Saimir Tahirit

Tahiri nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit dhe trupi gjykues ka vendosur që seanca të zhvillohet më 17 janar.

22 Dhjetor 2022, 08:33 Nga A.B
Kërkoi t’i njihen ditët e paraburgimit, shtyhet seanca
Saimir Tahiri

ELBASAN- Ditën e sotme, ishte planifikuar që të mbahej seanca për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, mirëpo u shty. Tahiri kërkoi që t’i njihen ditët e paraburgimit dhe lehtësirat nga qëndrimi atje. Më herët ishte kërkuar përjashtimi i gjyqtarit Elis Dine, i cili është zëvendësuar nga Elton Frashëri.

Frashëri kërkoi kohën e mjaftueshme për t’u njohur me përmbajtjen e dosjes gjyqësore. Në nisje të seancës, Tahiri nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit dhe trupi gjykues ka vendosur që seanca të zhvillohet më 17 janar.

Tahiri prej disa muajsh është mbyllur në qeli, ku fillimisht për të u vendos që ta vuajë dënimin në burgun e Fierit, por për shkak të përplasjeve me drejtorin e institucionit dhe largësisë nga Tirana, ish-ministri kërkoi lëvizje. 3 muaj më parë ai u transferua në Kosovë të Lushnjës. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, shkoi në qeli më 4 shkurt. 

GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’, por për shkak se ish-ministri kishte kërkuar aplikimin e procedurës së gjykimit të shkurtuar, iu ul 1/3 e dënimit, e tani Tahirit i duhet që të qëndrojë pas hekurave të burgut në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

saimir tahiri gjyqi per tahirin

Sondazh

Poll