Sport

Ish-mbrojtësi Adil Rami bën ‘të fortin’ dhe shpërthen ndaj portierit Emiliano Martinez: “Biri i kur*ës më i madh në futboll”

Gjesti i portierit argjentinas, teksa sa mori trofeun e ‘Portierit më të mirë’ të turneut, i befasoi dhe i vuri në siklet të gjithë. Sidomos francezët nuk e ‘falin’ atë…

22 Dhjetor 2022, 10:39 Nga DOSJA
Ish-mbrojtësi Adil Rami bën ‘të fortin’ dhe

FRANCE - Padyshim, pas Leo Messit, protagonisti më i madh i finales së “Katar 2022” mes Argjentinës dhe Francës, u bë portieri argjentinas Emiliano Martinez, i cili përpos se shpëtoi ‘Alcelestët’ nga eliminimi në fund të shtesës, priti edhe një penallti në serine e ‘ruletës ruse’.

Dhe sikur të mos mjaftonin këto, argjentinasi Martinez i Aston Villas, u dallua edhe për ekstravagancën e tij brenda dhe jashtë fushës. Gjesti i tij i habitshëm, teksa sa mori trofeun e ‘Portierit më të mirë’ të turneut, i befasoi dhe i vuri në siklet të gjithë. “E bëra sepse francezët po më fishkëllenin”,- ka deklaruar ai për të justifikuar veprimin e tij. Por francezët nuk e falin atë. Ish-mbrojtësi milanist Adil Rami, nuk i ka kursyer kritikat e ashpra në rrjetet sociale ndaj tij.

Ish-kampioni i Botës me Francën në 2018, ka shprehur gjithë indinjatën e tij në rrjetet sociale: “Biri i kur*ës më i madh në botën e futbollit. Personi më i urryer”,- ka shkruar Rami në një histori në Instagram. Diçka që ndoshta shumë e kanë menduar, por nuk kanë pasur guximin ta thonë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll