Sport

VIDEO/ Partizani skuq kryeqytetin, fiton derbin me Tiranën dhe shkëputet me 4 pikë nga bardheblutë në krye të renditjes…

Por derbi i kryqytetit, për fatin e keq u ndërpre në dy raste për shumë minuta, për shkak të sjelljes e papërgjegjshme së tifozëve, here të Partizanit dhe here të Tiranës, që e mbushën fushën e blertë të stadiumit “Air Albiania” me fishekzjarre dhe mjete piroteknike.

21 Dhjetor 2022, 23:43 Nga DOSJA

VIDEO/ Partizani skuq kryeqytetin, fiton derbin me Tiranën dhe

TIRANE - Partizani i kthen ‘borxhin’ e fazës së parë Tiranës. Të kuqtë kanë fituar derbin e kryeqytetit, duke me rezultatin minimal 1-0 bardheblutë e Tiranës. Sulmuesi Skuka ishte autori i golit të vetëm të fitores, në minutën e 4-t, pas një pasimi të marrë nga Buxhelaj nga e majta.

Sfida ishte e vrullshme në startin e saj, pasi Partizani e gjeti shpejt golin që krijoi edhe epërsi morale në fushën e lojës, duke i mbajtur larg bardheblutë nga porta e Alban Hoxhës. Gjithsesi, Tirana me kalimin e minutave u bë më këmbëngulëse, por krijuar kërcënime serioze në portën e ‘Demave.


Në pjesën e dytë nuk munguan rastet. Cara goditi traversën, ndërsa detyroi edhe Bekajn që të bënte një pritje të shkëlqyer, ndërsa nga ana tjetër, Xhixha nuk ishte në ditën e tij më të mirë dhe nuk ia doli që të shqetësonte Hoxhën gjatë 90 minutave të sfidës.

Kështu, derbi u mbyll vetëm me atë gol të minutave të parë, duke e ngjitur Partizanin në kuotën e 29 pikëve, katër më tepër se Tirana që e ndjek.

Por derbi i kryqytetit, për fatin e keq u ndërpre në dy raste për shumë minuta në fillim të çdo pjese nga gjyqtari Eldorjan Hamiti, për shkak të sjelljes e papërgjegjshme së tifozëve, here të Partizanit dhe here të Tiranës, që e mbushën fushën e blertë të stadiumit “Air Albania” me fishekzjarre dhe mjete piroteknike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll