Sport

Franca 'hakmerret' me Messin: gjesti i shëmtuar i një lokali me fanelën e 'Pleshtit'...

Në hyrje vendosën në tokë fanela e argjentinasit, me të cilën “Pleshti” te PSG-së

21 Dhjetor 2022, 15:33 Nga DOSJA

Franca 'hakmerret' me Messin: gjesti i shëmtuar i një lokali

FRANCE - Një lokal në Francë vendosi të përdorë fanelën e Messit të PSG-së si shtrojë për ata që hyjnë për të fshirë këmbët. Mesazhi ishte shkruar në derë dhe paralajmëron vizitorët: “Mos harroni të fshini këmbët kur të hyni”, shkruhet në dërrasën e zezë në hyrje.

Franca 'hakmerret' me Messin: gjesti i shëmtuar i një lokali

Imazhi i posterit në pijetoren franceze u bë shpejt virale dhe disa nga përdoruesit që komentuan postimin, u pezmatuan që ishte fanela e Messit në PSG në vend të Kombëtares së Argjentinës.

Finalja mes Argjentinës dhe Francës në Kupën e Botës 2022 në Katar ka krijuar ethet për të fituar fanelat e dy prej protagonistëve të saj të mëdhenj në mbarë botën. Ndikimi i Leo Messit dhe Kylian Mbappé është shumëfishuar në mënyrë eksponenciale dhe Paris Saint-Germain mund të japë një llogari të mirë të të ardhurave. 

PSG, sipas gazetës franceze L'Équipe, ka parë që shitjet e fanelave të dy yjeve të saj të mëdhenj janë rritur me 200%. Nga këto 40% e blerësve, sipas të dhënave të trajtuara nga faqja e grupit parizien, janë me origjinë amerikane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll